Showbiz

Mbretëresha thyen rregullat për të fejuarën e Boris Johnson

Mbretëresha thyen rregullat për të fejuarën e Boris Johnson

Siç e do zakoni i përvitshëm, edhe këtë verë (me shpresën që karantina të ketë mbaruar) Mbretëresha Elizabeth do ta kalojë verën në Balmoral Castle dhe do ftojë atje për një fundjavë edhe kryeministrin e vendit, Boris Johnson.

Për herë të parë ftesa e tij është në çift dhe Carrie Symonds do jetë partnerja e parë e pamartuar e një kryeministri që do flejë në kështjellë. Ajo është shtatzënë me fëmijën e parë dhe aktualisht po lufton me COVID-19 siç edhe Boris Johnson. Boris me simptoma dhe gjendje më të rënduar është i hospitalizuar.

Siç duket mbretëresha gëzon simpati të veçantë për Carrie-n, që njihet për aktivitetet e saj në fushën e mjedisit.

*Burimi Express