Showbiz

Mbretëreshës i pëlqen të lajë enët: Ish-shërbyesi i familjes mbretërore zbulon edhe sekretin e të ushqyerit

Mbretëreshës i pëlqen të lajë enët:

Mbretëreshës Elizabeth i pëlqen të lajë enët. Këtë ka zbuluar ish shërbyesi i familjes mbretërore Paul Burrell i cili ka treguar se mbretëresha pëlqen të vendosë dorezat dhe të lajë enë kuzhine, si gjithë gratë e tjera. Sipas tij, këtë gjë ajo e bvën teksa ndodhet në Balmoral.

Paul Burrell, i cili i ka shërbyer edhe princeshës Diana tregon: Mbretëreshës i pëlqen të shkojë në pikniqe, por ushqimi sigurisht është i përgatitur para se të niset. Ajo preferon të vishet me Marigolds kur del në natyrë pranë Balmoral dhe kur futet brenda preferon ti lajë vetë enët në lavaman.

Mbretëreshës i pëlqen të lajë enët:

Ndërsa lidhur me sekretin e jetëgjatësisë së Elizabeth 94 vjeçe, Burrel i cili ka punuar që 18 vjeç për familjen mbretërore thotë se ajo qëndron në formë pasi ushqehet me porcione të vogla ushqimi: Ajo nuk ka një darkë të plotë qoftë për Krishtlindje siç bëjmë shumë prej nesh. NËse ka diçka që e bën atë të veçantë është se ka një disiplinë të shkëlqyer. Të vetvetes.

Burrell mori Medaljen Mbretërore Viktoriane në Nëntor të vitit 1997 për shërbime ndaj Familjes Mbretërore.

*Metro/Tiranapost.al.