Showbiz

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill Gates, Stephen Hawking apo Anna Wintour

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Shumë njerëz të mëdhenj, si Bill Gates dhe Miuccia Prada janë legjenda dhe kanë grumbulluar shumë pasuri gjatë jetës, miliona dollarë. Në kushtet që fëmijët e tyre kanë gjithçka që duan, ç`jetë kanë zgjedhur të bëjnë? Po ndjekin hapat e prindërve, vazhdojnë një karrierë individuale apo po shijojnë pasurinë e madhe që kanë?

Eve Jobs

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Eve Jobs, siç duket edhe nga mbiemri është vajza 22-vjeçare e themeluesit të Apple, Steve Jobs dhe gruas së tij të dytë Laurene Poëell. Për momentin, Eve është në Universitetin e Stanfordit, aty ku nëna e saj studioi dhe ku prindërit e saj u takuan për herë të parë. Kohët e fundit, ajo filloi karrierën e saj të modelimit dhe u bë fytyra e markës kozmetike Glossier.

Jennifer Katharine Gates

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Është vajza e madhe e biznesmenit të famshëm Bill Gates dhe gruas së tij Melinda. 24-vjeçarja Jennifer, nuk u bë një biznesmene si babai i saj. Në 2018-ën, mori një diplomë mjekësore në Universitetin Stanford. Dhe tani ajo po vazhdon me specializimet. E sheh veten si një pediatre ose mjeke familje në të ardhmen.

Një tjetër nga pasionet e saj është kalërimi. Ajo nuk mund ta imagjinojë jetën e saj pa kuaj.

Lorenzo Bertelli

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Lorenzo Bertelli është djali 32-vjeçar i stilistes legjendare italiane Miuccia Prada dhe burrit të saj biznesmen Patrizio Bertelli. Lorenzo ishte një garues i famshëm italian dhe një pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Rallyve nga 2011 në 2019.

Por më vonë, ai i la garat dhe nisi të punojë me markën Prada. Në vitin 2017, u bë shef i departamentit të marketingut dhe komunikimit të kësaj kompanie të madhe.

Leni Olumi Klum

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Leni Olumi Klum është vajza 16-vjeçare e modeles së famshme Heidi Klum dhe biznesmenit italian, Flavio Briatore, që u nda nga Heidi para se të lindte Leni dhe nuk ka qenë kurrë prezent në jetën e saj. Por këngëtari i famshëm Seal, me të cilin Heidi ishte gjithashtu për ca kohë, luajti një rol të madh në rritjen e Leni-t. Leni gjithmonë ka dashur të bëhet modele, por nëna e saj nuk e lejonte të përfshihej aq e vogël. Kur Leni mbushi 16 vjeç, Heidi e lejoi atë të hapte faqen e saj në Instagram dhe më pas u shfaq në kopertinën e Vogue.

Sofia Richie

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Vajza e vogël e këngëtarit të famshëm të popit Lionel Richie dhe gruas së tij të dytë Diane Alexander, Sofia 22-vjeçare, tashmë është e famshme në botën e modës dhe blogjeve. Ajo ka marrë pjesë në reklamat e shumë markave, përfshirë Chanel, Tommy Hilfiger dhe Michael Kors. Dhe modelja e re tashmë ka 6.5 milionë ndjekës në faqen e saj në Instagram.

Catherine Lucy Hawking

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Vajza e fizikanit anglez Stephen Hawking dhe shkrimtares Jane Wilde Hawking, 50-vjeçarja Lucy Haëking, ndërtoi një karrierë në gazetari. Ajo ka shkruar artikuj për Daily Mail, The Times, Telegraph, The Guardian etj.

Përveç gazetarisë, Lucy shkruan romane dhe libra për fëmijë. Më i famshmi është një seri librash për George të shkruar së bashku me Stephen Hawking. Gjithashtu, Lucy është gjithashtu administratore e besuar e Autism Research Trust dhe nënkryetare e Kolegjit Kombëtar të Star, i cili ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara të zhvillojnë potencialin e tyre.

Bee Shaffer

Me çfarë merren fëmijët e ikonave si Steve Jobs, Bill

Bee Shaffer është vajza 33-vjeçare e kryeredaktores së American Vogue, Anna Wintour dhe burrit të saj të parë David Shaffer. Ajo u diplomua në Universitetin Columbia dhe madje shkroi artikuj në fillim të karrierës së saj. Në vitin 2006, shkroi për The Daily Telegraph. Por, ndryshe nga nëna e saj, nuk është shumë e interesuar për modën.

Më vonë, Bee ishte producente e emisionit Late Night me Seth Meyers. Për momentin, ajo punon në Group Theater. Në 2018-ën, Bee u martua me regjisorin italian Francesco Carrozzini, djali i Franca Sozzani, redaktorja e Vogue Italia. Ata patën 2 ceremoni martese, një në Neë York dhe tjetra në Portofino, nga është Francesco.