Showbiz

'Më është thyer zemra'. Pas sulmit në Kopenhagen, Harry Styles anulon koncertin

'Më është thyer zemra'. Pas sulmit në Kopenhagen,

Harry Styles shkruan në Twitter se ndihet zemërthyer dhe se është me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre nga sulmi në Kopenhagen.

Një 22-vjeçar hapi zjarr dhe vrau 3 njerëz e plagosi disa të tjerë brenda një qendre tregtare.

Në shenjë zie, Harry e ka anuluar koncertin e tij që do të mbahet sot në kryeqytetin danez, 500 metra larg qendrës ku ndodhi ngjarja.

'Më është thyer zemra'. Pas sulmit në Kopenhagen,

“Jam zemërthyer ashtu si njerëzit e Kopenhagës. Unë e adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri. Jam tmerrësisht i lënduar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të p[lagosurit. Më vjen keq që nuk mund të ishim bashkë. Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin”, njoftoi në Twitter.

Koncerti i tij i radhës është nesër në Paris, Francë.