Showbiz

‘Më falni’. Placido Domingo pranon akuzat për abuzim seksual

‘Më falni’. Placido Domingo pranon akuzat për abuzim

Tenori Placido Domingo ka pranuar akuzat që iu bënë vitin e kaluar për abuzim seksual.

Ai tha se i vjen keq për gjithë dëmet që ka shkaktuar, se s`ka qenë qëllimi i tij dhe se është rritur gjatë kësaj kohe që ka reflektuar.

Pranimi i tij vjen një ditë pas gjyqit të Harvey Weistein, që akuzohet gjithashtu për abuzime me gratë me të cilat ka bashkëpunuar.

Domingo është në proces gjyqësor për t`u përballur me akuzat që deri një ditë më parë i kishte mohuar. Ndoshta është strategji e sugjeruar nga avokatët e tij për të mos bërë më shumë rezistencë.

Thuhet se Domingo ka penguar zhvillimin artistik të disa grave që nuk kanë pranuar të kenë marrëdhënie seksuale me të.

Nga 20 gra, e vetmja që ka dalë me emër e mbiemër është Patricia Wulf.

Domingo humbi edhe kontratën 50-vjeçare që kishte me “Metropolitan Opera”, pasi dolën në dritë këto histori.

*Artikulli i The Telegraph u përshtat në shqip nga Fabjola Hije