Showbiz

Më në fund i hiqet kujdestaria babait të Britney Spears, por pse s'mund të rrijë ligjërisht pa një të tillë?

Më në fund i hiqet kujdestaria babait të Britney Spears, por

Më në fund, gjykatësja e Los Angeles, Brenda Penny ka shfuqizuar marrëveshjen ligjore të Britney Spears dhe babait të saj James, një marrëveshje toksike që i jepte të drejtë atij të kontrollonte dhe të vendoste në emër të vajzës. Këngëtarja e ka akuzuar babanë e saj për abuzim të marrëveshjes për vite me radhë.

Më në fund i hiqet kujdestaria babait të Britney Spears, por

Jamie Spears u emërua kujdestar i saj ligjor që në vitin 2008, duke deklaruar se vajza Britney vuante nga probleme të shëndetit mendor. Por ditën e djeshme, gjykatësja vendosi që kujdestaria të shkojë tek një tjetër burrë të caktuar nga vetë ekipi ligjor i Britney. Ai është kontabilisti John Zabel, i cili do të mbikëqyrë dhe do kryejë veprimet ligjore lidhur me pasurinë e këngëtares prej 59 milion dollarësh.

Më në fund i hiqet kujdestaria babait të Britney Spears, por

Reagimet:

Nga e gjithë bota ka patur mbështetje për këtë vendim, ndërsa turma njerëzish u mblodhën në gjykatën në Los Angeles me pankarta në duar me mesazhin: FreeBritney. Edhe të tjerë të famshëm nuk hezituan të postonin në rrjetet sociale për lajmin duke përfshirë Cher, LaToya Jackson apo Dionne Warwick.

Më në fund i hiqet kujdestaria babait të Britney Spears, por

Më në fund i hiqet kujdestaria babait të Britney Spears, por

Më në fund i hiqet kujdestaria babait të Britney Spears, por

Çfarë thotë Jamie Spears?

Ndërkaq, Jamie Spears ka hedhur poshtë akuzat se ka abuzuar me kujdestarinë ligjore, ndërsa lajmet që ai do të hiqte dorë nga kujdestaria po qarkullonin prej ditësh në rrjet. Ai u paraqit dje në Gjykatë duke i dhënë fund ‘kontrollit të Britney-t’ ndërsa kjo e fundit kishte bërë kërkesë për një tjetër kujdestar ligjor deri në mbylljen e plotë të çështjes.

Por pse Britney duhet të ketë një kujdestar?

Kujdestaria jepet nga gjykata për individët të cilët nuk janë në gjendje të marrin vetë vendimet e tyre, si ato monetare por edhe në aspekte të tjera të jetës personale. Ata që nuk janë në gjendje të marrin vendime, konsiderohen kryesisht persona me probleme apo me çrregullime të shëndetit mendor.

Më shumë mbi çështjen e kujdestarisë:

Kujdestaria e Britney Spears ndahet në dy pjesë - njëra për pronën dhe çështjet financiare, dhe tjetra për të si person. Sipas kësaj marrëveshje ligjore, ajo nuk i ka kontrolluar financat e saj që nga viti 2008. Jamie Spears fillimisht ishte përgjegjës për të dy pjesët e kujdestarisë, por ai dha dorëheqjen si kujdestar personal i vajzës së tij në vitin 2019 për arsye shëndetësore. Jodi Montgomery një profesionist i kujdesit e zëvendësoi atë me një rol të përkohshëm kujdestarie kryesisht mbi financat, por vendimet edhe për jetën e saj personale vijuan të pengoheshin e të merreshin nga babai.

Ndërkohë, avokatët e këngëtares 39 vjeçare kanë njoftuar që një seancë e re pritet të mbahet në 30 deri në 45 ditët e ardhshme. Kjo për të vendosur nëse do t’i japet fund njëherë e mirë kujdestarisë së Britney Spears. Britney fitoi betejën, po luftën?

*Artikulli i PageSix, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.