Showbiz

Me vonesë, por Meghan e kuptoi gabimin dhe mbajti një fjalim

Me vonesë, por Meghan e kuptoi gabimin dhe mbajti një fjalim

Meghan Markle ka thyer heshtjen që prej largimit nga mbretëria dhe kjo është dalja e saj e parë me figurë dhe zë. Ish-dukesha e Sussex ia dedikoi fjalimin e saj George Floyd, afroamerikanit që u vra gjatë ndalimit nga policia.

Me vonesë, por Meghan e kuptoi gabimin dhe mbajti një fjalim

Meghan tha se nuk ia fal vetes që iu desh të priste një javë për të folur rreth kësaj vdekjeje.

“Nuk dija ç`të thoja. Doja të thosha atë që duhet, por isha nervoze. Dhe kuptova ndërkohë që gabimi më i madh që po bëja ishte heshtja”, tha Meghan.

Meghan shtoi gjithashtu se shumë jetë të tjera merren nga policët, por vetëm se askush nuk i merr vesh.

Ish-dukesha është gjithashtu afroamerikane dhe kjo temë është dyfish e ndjeshme për të.

*Burimi Daily Mail

Lexo më shumë: