Showbiz

Mediat italiane e shpallën të vdekur, Kledi Kadiu: Tituj kurth për ca klikime

Mediat italiane e shpallën të vdekur, Kledi Kadiu: Tituj kurth

Kledi Kadiu ka qenë ‘viktima’ e radhës. Disa tituj gazetash online shkruanin për humbjen e tij, largimin, në mënyrë ambigue, duke lënë të nënkuptohej që mund të ishte ndarë nga jeta. Ndërkohë që lajmet brenda flisnin për një largim nga Italia. Këtë herë ishin mediat italiane që krijuan kaosin mediatik që vetë Kledi e sqaroi.

Mediat italiane e shpallën të vdekur, Kledi Kadiu: Tituj kurth

“Gjithçka ka lindur pardje. Miqtë që ishin të shqetësuar për atë që kishin lexuar më kontaktuan. Nuk është hera e parë që ndodh kjo me mua, i ka ndodhur edhe Anbetës. Shumë njerëz të afërt më telefonuan për të më pyetur se si po ia kaloja. Fillimisht nuk e kuptova pse, më pas më dërguan titujt screenshot. Lajmet brenda tregonin se isha transferuar në Shqipëri, por as kjo nuk është e vërtetë: jetoj në Rimini dhe kam punuar gjithmonë në Itali. Arsyeja e vetme për këto lajme mund të jetë ajo e klikimeve. Janë e ekzagjeruar. Titujt kurth janë tipikë sot. Kam vite që jetoj në këtë mjedis dhe këto gjëra i lexoj vazhdimisht. Për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme, kam paralajmëruar menjëherë prindërit e mi sepse lajmi po qarkullon edhe në Shqipëri”.