Showbiz

‘Meghan dhe Harry-n mos m`i zini në gojë’. Mbretëresha do thjesht ta harrojë gjithçka

‘Meghan dhe Harry-n mos m`i zini në gojë’.

Ka disa vite që mbretëresha Elizabeth gjendet në vështirësi, por këto kohët e fundit, kanë qenë vërtet ditë të vështira. Mbase nuk e kishte imagjinuar kurrë që dikush do dilte nga mbretëria për të jetuar një jetë të thjeshtë, ndërkohë që ëndrra e shumë njerëzve është të jetojnë si mbretërorë. E bëri Harry me Meghan-in dhe mbretëresha zemërthyer nuk do as t`u përmend emrin.

“Ajo nuk do fare të flasë për ta. Mendon se ikja e tyre nuk dëmtoi vetëm monarkinë, por e shkatërroi atë edhe në nivel personal. Mendoj se ishte shumë e dhimbshme për të. Ka arritur në pikën që as nuk do ta mendojë çfarë ndodhi. Do thjesht që të marrë fund e gjithë historia”, thotë një burim për Mbretëreshës Elizabeth për Vanity Fair.

Burimi shton se mbretëresha u ka ndaluar përdorimin e fjalës mbretërorë”, por jo titujt si Dukë dhe Dukeshë, duke ia lënë kështu një derë hapur për rikthim. Mjafton që ata të mos e përdorin titullin për përfitime ekonomike, siç mendohet se do bëjnë.

Kur dhanë vendimin për t`u larguar dhe për ta mbajtur vetë veten e tyre, u tha se kishin në plan të krijonin markën e tyre duke shfrytëzuar titujt dhe emrin si mbretërore, mirëpo kjo gjë i është ndaluar nga mbretëresha. Një burim tjetër pranë Meghan tregoi se kjo e fundit nuk ka ndërmend ta respektojë urdhrin e mbretëreshës duke thënë që s`ka ligj ta ndalojë të përdorë titullin e saj. Se si do shkojë historia, koha do ta tregojë. E sigurt është vetëm që Elizabeth po kalon ditë të vështira.

*Artikulli i Inquisitr u përshtat në shqip nga Fabjola Hije