Showbiz

Meghan është e shqetësuar për djalin: Nuk ka asnjë shok

Meghan është e shqetësuar për djalin: Nuk ka asnjë shok

Harry nuk është i vetmi i mërzitur që i mungojnë miqtë. Edhe Archi ka nevojë për shokë. Një burim pranë Meghan ka treguar për Daily Mail se ajo është e shqetësuar për djalin. Ai nuk ka asnjë shok dhe është e vështirë që të krijojë ndërveprim social e të mësojë sjellje që fëmijët i adaptojnë lehtësisht nga njëri-tjetri.

Pranë tyre në Los Angeles nuk ka shumë fëmijë të vegjël, por edhe me ata që janë dhe familjet e tyre Meghan nuk integrohet. Arsyeja e qëndrimit larg tyre nuk është vetëm COVID-19 dhe sugjerimi për të ruajtur distancën fizike, por ajo e shikon veten shumë më lart njerëzve rreth e rrotull dhe s`përshtatet me ta. Kështu thotë burimi për Daily Mail, media që është ende në gjyq me ish-dukeshën për shkak të disa lajmeve në lidhje me familjen e origjinës së Meghan.

*Burimi Daily Mail