Showbiz

Meghan Markle është më e madhe nga sa thotë

Meghan Markle është më e madhe nga sa thotë

Meghan Markle i kërkoi Procter & Gamble të ndryshonte një reklamë me nuanca seksiste kur ajo ishte 11 vjeç.

Reklama kishte moton, 'Gratë në të gjithë Amerikën po luftojnë me enët dhe tiganët me yndyrë' dhe ishte babai i Meghan ai që e nxiti t`i shkruante një letër kompanisë dhe zonjës së parë të Amerikës në atë kohë, Hilary Clinton për ta ndryshuar reklamën në 'Njerëz në të gjithë Amerikën' në vend të 'Gratë në të gjithë Amerikën'.

Sipas librit, Meghan nuk kishte marrë asnjë përgjigje për letrat e saj.

Fansat mbretërorë me sy shqiponjë kanë theksuar se Clinton e filloi mandatin e tij presidencial në vitin 1993, që do të thotë se Hillary Clinton nuk ishte Zonja e Parë kur Meghan ishte 11 vjeç.

Hillary ishte gruaja e guvernatorit të Arkansas në atë kohë.

Një përdorues i mediave sociale vuri në dukje se nuk mund të ndodhte, 'Përveç nëse Meghan është më e vjetër se sa thotë se është'.

Një tjetër tha se mosha e saj mund të konfirmohet përmes classmate.com, i cili skanon dhe ngarkon librat vjetorë të shkollës së mesme.

Megjithatë Meghan thotë se ka lindur në 1981-shin, deri në 1993-shin ajo duhet të ketë qenë 12 vjeç, gati për 13. Është një diferencë e vogël me dy vite dhe gjithçka mund të jetë një keqkuptim.