Showbiz

Meghan mban fjalimin e parë në Britani që pas largimit. Ekspertët mbretërorë: Përmendi veten 54 herë

Meghan mban fjalimin e parë në Britani që pas largimit.

Fjalimi i mbrëmshëm i Meghan Markle në samitin One Young World në Mançester u konsiderua i pakuptimtë.

Ekspertët mbretërore thonë se të gjithë fjalimin e rrotulloi tek vetja dhe ia numëruan sa herë përmendi në të fjalën “Unë”.

Plot 54 herë. Në një bisedë 7 minutëshe.

Ky ishte fjalimi i saj i parë në Britani që pas largimit nga mbretëria.

Meghan mban fjalimin e parë në Britani që pas largimit.

Në një fjalim mbi barazinë gjinore, Meghan foli më shumë për veten duke u vetëquajtur “vajza e suits”.

Ajo tha sesi nga një vajzë e thjeshtë arriti në ulej në tryezë me kryeministra, liderë të fuqishëm dhe aktivistë. Po nuk e bëri të qartë rrugën e suksesit të saj.

Meghan foli edhe për mënyrën sesi botëkuptimi i saj ka ndryshuar që pasi është bërë nënë.

Meghan mban fjalimin e parë në Britani që pas largimit.

Pavarësisht përpjekjeve të saj për të mbajtur një fjalim të sinqertë dhe frymëzues, kritikët pretendojnë se fjalimi i dukeshës ishte i pakuptimtë dhe se e lidhte gjithçka me veten.

Të tjerë thonë se vështirë që 2 mijë të rinjtë e pranishëm të kenë kuptuar një fjalë të vetme nga ato që ajo tha.