Showbiz

Meghan rrëfen për herë të parë abortin që pati: Teksa shtrëngoja djalin e kuptova që po humbja të dytin

Meghan rrëfen për herë të parë abortin që pati:

Meghan ka rrëfyer për herë të parë dhimbjen që shkakton një abort. Dukesha e Sussex tregon se si në Korrik të këtij viti humbi fëmijën e saj të dytë, ende të palindur.

“Teksa shtrëngoja dhe përqafoja Archie-n e dija që po e humbja fëmijën tim të dytë. Orë më vonë, kur hapa sytë e gjeta veten në një shtrat spitali, Harry-n pranë meje që më mbante dorën. Pashë lotët në sytë e tij, duart e mpira. Mendova me vete: si do të shërohemi nga kjo?”, shkruan Meghan në një ese për New York Times.

Meghan tregon se vetëm pasi ka folur për dhimbjen që kjo humbje shkakton, nis procesi i shërimit. Pastaj shton se rrëfimi i historisë së saj mund të ndihmojë për ta kapërcyer këtë situatë, shumë të tjerë.

"Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash mbi vete një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë njerëz, por të folur nga pak. Nga dhimbja e humbjes sonë, burri im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre kishin vuajtur nga aborti spontan. Megjithatë, përkundër të përbashkëtës marramendëse të kësaj dhimbjeje, biseda mbetet tabu, e pajustifikuar, një cikël vajtimi vetmitar.Ne po përshtatemi me një normalitet të ri ku fytyrat fshihen pas maskave, por kjo po na detyron të shohim më mirë sytë e tjetrit, herë të mbushur me ngrohtësi, herë të tjera me lot", përfundoi Meghan.

*Artikulli i marrë nga Bazaar, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.