Showbiz

Çmendina që po çmend rrjetin

Çmendina që po çmend rrjetin

Aktorja Egla Ceno është Luizi i momentit në rrjet, por a është normale video ku u shfaq “e përjashtuara” nga reality show BBVip?!


Egla Ceno është figura që po tërheq më shumë audiencë, edhe pse shpesh agresive, aktorja prapë ka bërë për vete komentuesit, sepse shpesh duket si figura kontroverse përkundrejt mediokritetit.

Një ditë pas spektaklit të fundit aktorja u përjashtua për gjestin ndaj Meritonit, të cilit i hodhi një gotë verë në fytyrë.

Sot në 1 prill, një video e spektaktit BBVip shfaq Eglën, në një dhomë që është dukshëm e ndërtuar me idenë e spitalit psikiatrik.

Çmendina që po çmend rrjetin

Ndjesia që kanë marrë shikuesit është e sikletshme. Mbështetësit e aktores janë gëzuar që ajo do të ketë një shans për të qëndruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por nga ana tjetër, dhoma si çmendinë edhe pse në të vërtetë e personifikon tekstualisht shumë episode të këtij spektakli, prapëseprapë ka një element trazimi, sepse askush nuk meriton të trajtohet si i çmendur, as në kuadër të lojës.

Ky format për vetë llojin parashikon ekstreme, prapë si tifozët edhe komentuesit më indiferentë duket se kanë pritur me intetes lajmin, por kanë mbetur gojëhapur me dhomën.