Showbiz

Merret vendimi, a do shkojë Arilena në Eurovizionin e vitit tjetër

Merret vendimi, a do shkojë Arilena në Eurovizionin e vitit

Ishte një garë e fortë ajo e Festivalit të Këngës në RTSH, mes Elvana Gjatës pretendente për çmimin e parë dhe Arilena Arës që fitoi. Mirëpo fati e deshi që as njëra dhe as tjetra të mos e përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion. Festivali u anulua, u la për vitin tjetër, por sipas vendimit të fundit, konkurrentë do jenë këngët e reja që do dalin fituese në fund të 2020-ës.

Si Arilena që ishte përgatitur dhe kishte gjithçka gati për në maj, ashtu edhe Elvana do kenë mundësi një herë tjetër për të provuar emocionet e skenës së madhe të festivalit europian. Koronavirusi i prishi planet, por jeta dhe shëndeti mbi të gjitha.

*Burimi Daily Mail