Showbiz

Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj janë ndarë në heshtje për më shumë se 6-vjet

Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj janë ndarë në heshtje
Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj, Don Gummer, janë ndarë në heshtje pas më shumë se 45-vitesh së bashku.

Aktorja fituese e çmimit Oscar, 74 vjeç, dhe skulptori, 76 vjeç, janë ndarë para 6 vitesh, megjithëse mbeten ligjërisht të martuar.

“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet, dhe ndërsa ata gjithmonë do të kujdesen për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetën e ndarë”, tha një përfaqësues i Streep për People në një deklaratë të shtunën .

Streep dhe Gummer u panë publikisht për herë të fundit në vitin 2018 në Academy Awards , ku tri herë fituesja e Oskarit u nominua për aktoren më të mirë për rolin e saj si botuesja e gazetës Kay Graham në "The Post".

Ata u martuan në vitin 1978, gjashtë muaj pasi u njohën.