Mes gjithë këtyre ndarjeve, cili është sekreti i martesës jetëgjatë të Blake Lively dhe Ryan Reynolds
Blake dhe Ryan kanë 12 vite të martuar, ca më shumë të dashuruar dhe sekreti i jetëgjatësisë së martesës së tyre nuk mund të kalojë pa asnjë interes, në valën e gjithë këtyre ndarjeve.
Ata e kanë bërë të qartë se fama dhe shkëlqimi i saj që vjen me jetën në korsinë e shpejtë nuk ndikojnë në jetën e tyre të dashurisë.
Pavarësisht orareve të tyre të ngjeshur si yje të Hollivudit, çifti tregon se ata kurrë nuk rezervojnë xhirime në të njëjtën kohë - duke shtuar se kjo e bën martesën e tyre më të fortë.
Blake tregon që ata janë betuar më shumë se 10 vjet më parë se jeta personale do vihej mbi gjithçka.
Duke folur në emisionin Further Ado të Amber Tamblyn, ylli i Gossip Girl shpjegoi se ndërsa puna është e rëndësishme për të dhe bashkëshortin e saj, ata kurrë nuk duan që ajo të hyjë mes tyre.
Ajo tha: "Kur unë dhe Ryan u lidhëm, ne vendosëm një rregull që të mos punonim në të njëjtën kohë, në mënyrë që të mund t'i jepnim gjithmonë përparësi jetës sonë personale."
Aktorja shpjegoi se ndonjëherë, ka qenë e vështirë për të dhe Ryan që t'i përmbahen rregullave të tyre, por ia kanë dalë. Ata kanë katër fëmijë.