Mes lotësh, Olta Gixhari rrëfen për herë të parë pse hyri në Big Brother
Olta Gixhari, një grua që në dukje i ka të gjitha, që nuk i duhej fama, as promovimi për të kapur një emision apo një rol, hyri në Big Brother. La jashtë familjen, djalin e vogël dhe siç ajo e quan sot “doli lakuriq”. Pra u shfaq 24/7 e survejuar nga kamerat dhe me koston që formate të tilla i shkaktojnë personalitetit të individit.
Po pse i duhej Olta Gixharit Big Brother?
Në një rrëfim të ndjerë në ZëmeMirën Podcast, Olta Gixhari rrëfen mes lotësh për periudhën e vështirë pas lindjes që ka kaluar.
“Ka qenë një periudhë shumë e çuditshme e jetës time, sepse unë hoqa dorë nga gjithçka.
Shita biznesin. U shkëputa nga teatri. Lashë projekte që kisha dhe vajta të jetoja në Spanjë. Brenda 24 orëve unë isha një grua shtatzënë. Pas disa muajsh isha një nënë me kohë të plotë dhe pas pak kohësh isha një nënë me një bebe 24 orë që qante kështu. Unë po shkalloja, më fal, po unë e kujtoj këtë dhe më vjen për të qarë”, tregon Olta Gixhari.
Rrëfimin e plotë e dëgjoni këtu