Showbiz

Mes Parisit dhe Tiranës, Besa Kokëdhima rrëfen jetën e saj

Mes Parisit dhe Tiranës, Besa Kokëdhima rrëfen jetën e saj

Besa Kokëdhima është rikthyer në një intervistë siç rrallëherë pranon të dalë. Në ZëmeMirën Podcast, Besa foli për jetën e saj që nga fëmijëria në një familje të pushtetshme e deri tek ditët sot mes Tiranës dhe Parisit.

Çfarë bën atje? Me se merret? Me se jeton? Si është një ditë pariziene kur nuk je turist?

Se ditët në Tiranë janë të zëna me familjen, miqtë dhe tre macet e saj.

“Unë atje punoj edhe me disa live muzikore, bands, që bëjnë evente disi më selektive. E para, do ta bëja edhe sikur të mos më paguanin, sepse një nga gjërat më të mrekullueshme që unë pëlqej në muzikë, është bashkëveprimi me talente të tjerë, talente prej vërteti. Artistë prej vërteti, që të bërit muzikë me ta, të bën të ndihesh gjallë. Ti e perfeksionon artin tënd dhe vazhdimisht shkëmben energji, multikulturalizëm, art.

Një angazhim që bëj tjetër, e bëj remotely, që atje, por ndërlidhet me këtu, në lidhje me Abissnet, me marketingun e Abissnet. Në orët e para të ditës merrem me çfarë është bërë, çfarë s`është bërë, çfarë duhet përgatitur. Paketa promocionale, kjo, ajo, etj. Pastaj do duhet të dëgjohem për studio, që kemi punuar materiale të ndryshme. Kemi punuar shumë materiale dhe kemi zgjedhur shumë pak. Pastaj mund të kem prova me band-et. Në varësi të cilit band dhe të cilit event duhet bërë repertori nga fillimi.

Besa Kokëdhima: E pëlqej shumë në fakt një gjë në Paris që kam shumë dëshirë të eci në qytet dhe kam shumë dëshirë që të vizitoj muze të ndryshme, galeri, ose thjesht të humbas”, tha Besa.