Showbiz

Mesazhi i Pitbull në kohë pandemie: Duhet të luftojmë fort

Mesazhi i Pitbull në kohë pandemie: Duhet të luftojmë fort

Këngëtari i famshëm Pitbull ka lancuar një video me një mesazh për këto kohë të vështira që po kalon njerëzimi: Bashkë do të fitojmë, duhet ë qëndojmë të bashkuar dhe të luftojmë fort, thotë reperi i njohur i cili shfaqet në tarracën e një ndërtese dhe tregon me gisht Miamin e boshatisur, nën tingujt e muzikës.

‘Tani është koha kur duhet të rrimë bashkë dhe të luftojmë fort.Tregoni sa të fuqishëm jemi kur bëhemi bashkë. Ky është një himn botëror. Bota duhet të motivohet. Qëndroni të shëndetshëm, të sigurt, të bekuar. Pavarësisht se çfarë ndodh, do të mësojmë, do përballojmë dhe do ringrihemi’.

Videoja e tij është pëlqyer nga qindra të rinj të cilët shprehen në komente se kanë nevojë për pak motivim.