Showbiz

Megan Fox ndahet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë. Gjithçka nisi nga xhirimet e një filmi

Megan Fox ndahet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë.

Aktorja e njohur hollivudiane, Megan Fox, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Brian Austin Green. Lajmi u konfirmua nga vetë aktori 46-vjeçar, i cili komentoi fotot e publikuara nëpër media ku aktorja 34-vjeçare është dalluar duke shëtitur me reperin Machine Gun Kelly.

Megan Fox ndahet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë.

Green tregoi se marrëdhënia e tij me Fox ishte ftohur që nga fundi i vitit të kaluar, kur ajo u largua nga vendi për të filmuar “Midnight in the Switchgrass”. Ai u shpreh se gjërat nuk kishin ndryshuar kur gruaja e tij u kthye në shtëpi nga xhirimi.

Megan Fox ndahet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë.

"Ajo më tha gjatë një bisede, 'Unë e kuptova kur isha jashtë vendit duke punuar vetëm se ndjehem më shumë vetvetja dhe më pëlqeu vetja më shumë gjatë asaj përvoje dhe mendoj se kjo mund të jetë diçka që ia vlen të provosh për mua’. Isha i tronditur dhe isha i mërzitur për këtë, por nuk mund të mërzitem me të sepse ajo nuk kërkoi që të ndjehej në atë mënyrë. Nuk ishte një zgjedhje që ajo bëri, kjo është mënyra që ajo e ndjeu. Ne folëm për këtë dhe thamë le të ndahemi për pak ... dhe kështu kemi bërë. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer, do ta dua gjithmonë dhe e di që ajo do të më dojë gjithmonë”, tha ai.

Megan Fox ndahet nga bashkëshorti pas 10 vitesh martesë.

Green dhe Fox kanë tre djem bashkë, Journey River, 3 vjeç, Bodhi Ransom, 6 vjeç dhe Noah Shannon, 7 vjeç./ Burimi People