Showbiz

Mia është e njohur, por pak e dinë që është vajza e Kate Winslet

Mia është e njohur, por pak e dinë që është vajza

Mia Threapleton është aktore, e njohur, por që po e bën famën jashtë ndikimit të nënës së saj. Për shkak të mbiemrit të babait, shumë pak e dinë lidhjen e saj me Kate Winslet.

Mia është e njohur, por pak e dinë që është vajza

Kate, e famshme sidomos për rolin e Rose, tek “Titanic” ka folur për herë të parë për karrierën e të bijës.

“Ajo ka mbiemër tjetër ndaj e ka nisur karrierën jashtë ndikimit tim. Njerëzit që e kanë provuar në kinoprova as nuk e kanë ditur që është vajza ime. Kjo ka qenë frika ime më e madhe. T`i dëmtoja vetëvlerësimin vajzës time”, thotë Kate.

Për të mos ndikuar në karrierën e vajzës, Kate dhe Mia i kanë të rralla fotot bashkë (me përjashtim të atyre të paparacëve).

Mia është e njohur, por pak e dinë që është vajza

Aktualisht, Mia, 20 vjeçe është duke xhiruar një serial në Republikën Çeke.

Përveç talentit nga e ëma, Mia ka trashëguar edhe nishanin mbi buzë.

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Tiranapost.al