Showbiz

Mike Tyson: Data e skadencës po më afron

Mike Tyson: Data e skadencës po më afron

57-vjeçari Mike Tyson po fliste me terapistin Sean McFarland gjatë një podcasti ku foli për jetën dhe vdekjen.

Gjatë podcast, Tyson tha: “Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht. Pastaj, kur shikoj në pasqyrë dhe shoh ato pika të vogla në fytyrën time, them: Uau. Data ime e skadencës po afrohet. Shumë shpejt. Nuk shqetësohem për këtë. Unë thjesht dua të vdes me vetëdije. Nuk dua të vdes duke bërtitur”.

Pastaj folën pak edhe për paratë ku Tyson tha:

"Paratë nuk kanë rëndësi për mua. Unë u them gjithmonë njerëzve se mendojnë se shumë para do t'i bëjnë të lumtur. Kur ke shumë para, nuk mund të presësh që askush të mos të dojë. Paratë janë një ndjenjë e rreme sigurie. Nuk e mendoni kurrë që bankat mund të falimentojnë? Mendoni se jeni të padukshëm kur keni shumë para, gjë që nuk është e vërtetë. Prandaj them gjithmonë se paratë janë një ndjenjë e rreme sigurie”.

Gjatë gjithë karrierës së tij në boks, Tyson thuhet se ka grumbulluar mbi 250 milionë dollarë. Megjithatë mendohet se i shpenzoi paratë e tij më shpejt sesa i fitoi, duke blerë shtëpi të shtrenjta, makina ekstravagante dhe madje edhe një tigër.