Showbiz

Miley Cyrus paditet për kopjimin e këngës së Bruno Mars

Miley Cyrus paditet për kopjimin e këngës së Bruno Mars

Flowers u bë hit, por Miley Cyrus tani po paditet për kopjimin e këngës hit të Bruno Mars.

Sipas TMZ, Tempo Music Investments pretendon se kënga e Cyrus ka shumë ngjashmëri muzikore me baladën e Mars të vitit 2012 “When I Was Your Man”.
Kompania e cila thotë se zotëron një pjesë të të drejtave të autorit për këngën e Mars – pretendon se biti, harmonia, melodia dhe teksti i “Flowers” janë marrë “qëllimisht” nga kënga e Mars. Ky i fundit, megjithatë, nuk përmendet si paditës në dosje.

Flowers i dha Miley çmimin e saj të parë Grammy. Në ceremoninë e këtij viti, Flowers fitoi për rekordin e vitit dhe për performancën më të mirë solo pop, duke mposhtur Taylor Sëift dhe Billie Eilish.