"Mj" Rodriguez bëhet aktorja e parë transgjinore që fiton Golden Globe

Michaela Jae, e njohur gjithashtu si "Mj" Rodriguez mori Golden Globe për aktoren më të mirë në një dramë televizive për interpretimin e saj si Blanca Evangelista në serialin FX "Pose". Fitorja e saj shënon herën e parë në histori që një person transgjinor merr një Golden Globe.
Ceremonia e 79-të vjetore u zhvillua në Hotelin Beverly Hilton në Los Anxhelos, por ishte kryesisht pa shkëlqim, pa yje, qilim të kuq apo transmetim televiziv. Megjithatë, Rodriguez iu përgjigj fitores së saj me një postim entuziast në rrjetet sociale.
“Kjo është dera që do të hapë rrugën për shumë të rinj të talentuar”, ka shkruar ajo në Instagram . “Ata do të shohin se është më se e mundur. Ata do të shohin se një vajzë e re latine e zezë nga Neuark Nju Jersey, e cila kishte një ëndërr, të ndryshonte mendjet e të tjerëve ME DASHURI. DASHURIA FITON.”
“Kjo është për komunitetetin LGBTQAI, me ngjyrë, latinë, aziatikë, shumë ngjyra të bukura të ylberit në mbarë botën e çuditshme,” tha ajo. “Kjo nuk është vetëm për mua, kjo është për ju. Kjo është dera që hapet për ju.”
Mj Rodriguez reacts to her #GoldenGlobes win & gives an acceptance speech on IG Live:
— Pop Crave (@PopCrave) January 10, 2022
"This is for the LGBTQAI, Black, Latina,
Asian [communities], the many multi beautiful colors of the rainbow… This is not just for me, this is for y'all. This is the door that opens for y'all” pic.twitter.com/g6GA6mzmWq
Kur "Pose" u shfaq premierë në 2018, ai shfaqi kastin më të madh të aktorëve transgjinorë në role të rregullta dhe kastin më të madh LGBTQ për një serial me skenar.
Tiranapost.al