Showbiz

Mjeku që Diana dashuronte thyen heshtjen pas 20 vitesh për ta mbrojtur

Mjeku që Diana dashuronte thyen heshtjen pas 20 vitesh për ta mbrojtur

Mjeku Hasnat Khan, partneri i Dianës midis viteve 1995 dhe 1997, dha një intervistë të rrallë për të konfirmuar edhe njëherë se si Diana u manipulua për dhënien e intervistës BBC, në 1995-ën.

“Një nga cilësitë e saj kryesore ishte vulnerabiliteti dhe gazetari Martin Bashir e shfrytëzoi këtë”, tha Hasnat Khan, i dashuri i Dianës për të cilën ajo dikur tha: "Të gjithë do më shesin, Hasnat është i vetmi që nuk do të më shesë kurrë", tha Diana.

Hasnat Khan ishte dashuria e fundit e madhe e Dianës. Përkundër asaj që dikush mund të mendojë se princesha, e cila vdiq në 1997-ën në aksidentin tragjik automobilistik në Paris me Dodi Al-Fayed, ka dashur Dodin, në fakt dashuria e madhe ishte mjeku i zemrës.

Ai nuk e ka pranuar kurrë lidhjen me të, nuk ka folur kurrë në publik për lidhjen e tyre, por më në fund ka reaguar për ta mbrojtur.

Siç dihet, kohët e fundit, intervista e famshme e vitit 1995 me Martin Bashir e BBC është vënë në pikëpyetje për muaj të tërë.

Bëhet fjalë për intervistën ku Diana tha se në martesën e tyre kanë qenë gjithmoë tre. Shumë thonë se Diana u manipulua për ta dhënë atë intervistë.

BBC kërkoi falje dhe hapi një hetim, mbështetur gjithashtu nga Princi William. Dhe Hasnat Khan gjithashtu mbështet këtë tezë: "Gazetari i BBC-së ia mbushi kokën me mbeturina", thotë mjeku, duke zbuluar se si William - atëherë një adoleshent - e kishte paralajmëruar nënën e tij: "Mami, ai njeri nuk është njeri i mirë".

Khan, i cili në kohën e marrëdhënies së tyre Diana e quante 'Z. Mrekullia', tani është kirurg konsulent 62-vjeçar në Spitalet e Universitetit Basildon dhe Thurrock në Essex.

“Ai ishte nga BBC, ishte i respektueshëm, por ia mbushi kokën me mbeturina, si ato historitë ku thuhej për dado Tiggy [Law-Bourke] se ishte shtatzënë me fëmijën e Charles ”, tha Khan me dëshirën për të mbrojtur princeshën.

Ai dhe Diana kaluan dy vjet bashkë, por vështirë se dikush i ka parë ndonjëherë si çift.

*Artikulli i Vanity Fair u përshtat në shqip nga Tiranapost.al