Modelja e famshme italiane Bianca Balti ndan me optimizëm luftën me kancerin
Me optimizëm dhe shpresë, modelja e njohur italiane, Bianca Balti ka treguar se është diagnostiguar me kancer ovarian në fazën e 3.
Modelja 40-vjeçare ka publikuar momente nga spitali për të treguar se për jetën ia vlen të luftosh edhe të buzëqeshësh edhe në momente të vështira, ku shpresa duket e pakët.
"Të dielën e kaluar, u kontrollova për të zbuluar se dhimbja ime e poshtme e barkut ishte kancer i vezoreve në fazën 3. Ka qenë një javë plot frikë, dhimbje dhe lot, por kryesisht dashuri, shpresë, të qeshura dhe forcë. (shikoni këto foto për prova) Unë kam një udhëtim të gjatë përpara, por e di që do ta mund këtë. Për veten time, të dashurit e mi (vajzat e mia janë në krye të listës), dhe të gjithë ju që keni nevojë për forcë, mund të huazoni disa nga të miat sepse kam me shumicë. Jeta ndodh; jepi një arsye. Deri më tani, kanceri më ka dhënë një shans për të gjetur bukurinë përmes pengesave të jetës.
Para dy vjetësh, Bianca u diagnostikua me një predispozitë gjenetike për kancerin e vezoreve, dhe mori vendimin për të hequr vezoret dhe gjoksin.
"Të nënshtrohesh një operacioni madhor si mastektomia e dyfishtë ose histerektomia kur gjinjtë dhe vezoret janë të shëndetshme është një zgjedhje e komplikuar dhe personale. Askush nuk mund dhe nuk duhet të gjykohet. Unë admiroj guximin e grave që e kanë bërë atë para meje, dhe falë dëshmitë e atyre që më kanë shkruar javën e fundit, edhe unë kam gjetur forcën që nuk e mendoja se kisha”, tha modelja atëherë.