Showbiz

Modelja Ashley Graham bëhet nënë sërish. Sjell në jetë dy binjakë

Modelja Ashley Graham bëhet nënë sërish. Sjell në

Ashley Graham ka sjellë në jetë djemtë e saj binjakë.

Modelja 34-vjeçare zbuloi në Instagramin e saj se kishte lindur mëngjesin e sotëm në shtëpi dhe se dy të porsalindurit janë 'të lumtur dhe të shëndetshëm'.

“Justin dhe unë jemi shumë të lumtur që t’ju njoftojmë se dy djemtë tanë janë këtu. Ata erdhën në jetë sot në mëngjes në shtëpi dhe janë të lumtur dhe të shëndetshëm. Po marr pak kohë sa të marr veten dhe të lidhem edhe më shumë me bashkëshortin dhe tre djemtë e mi, por mesi po pres që të ndaj më shumë informacion me ju. Shumë dashuri, AG.” tha Ashley.

Modelja Ashley Graham bëhet nënë sërish. Sjell në

Modelja e njohur dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin kanë një djalë, Isaac, i cili ka lindur më 18 janar 2020. Ajo njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në korrik dhe zbuloi në shtator se ishte në pritje të djemve binjakë.

Para se të mbetej përsëri shtatzënë, Ashley ishte shprehur se ishtë shumë entuziaste për zgjerimin e familjes së saj.