Showbiz

Modelja e njohur tregon se është ‘deformuar’ në pamje pas një trajtimi kozmetik

Modelja e njohur tregon se është ‘deformuar’ në pamje

Linda Evangelista ishte një nga supermodelet më origjinale të viteve 1990 dhe, së bashku me Kate Moss dhe Naomi Campbell, dominuan kopertinat e pasarelave dhe revistave të modës në vitet '80 dhe '90. Megjithatë, ajo thotë se është "deformuar përgjithmonë" pasi një operacion kozmetik jo-kirurgjikal shkoi keq.

Në një postim në Instagram, Evangelista tha pasi kishte kryer një procedurë të njohur si "CoolSculpting" (e cila përfshin "ngrirjen" e yndyrës në trup dhe është e ngjashme me konturimin e trupit) ajo zhvilloi komplikime të cilat kanë rezultuar në një ndryshim rrënjësor në pamjen e saj.

Modelja e njohur tregon se është ‘deformuar’ në pamje

"Unë kam zhvilluar Hiperplazi Paradoksale Dhjamore ... jo vetëm që ka shkatërruar jetën time, por më kanë shkaktuar një cikël depresioni dhe trishtimi që më ka çuar në thellësitë më të ulëta të urrejtjes ndaj vetes. Jam mbyllur në vetvete. "

Duke shkruar në komentet e postimit të saj, anëtarët e komunitetit të modës treguan mbështetje për Evangelista. "Ju jeni dhe gjithmonë do të jeni një supermodele," shkroi stilisti Jeremy Scott. Marc Jacobs, një stilist tjetër, tha: "Të dua e dashur Linda." Redaktori i British Vogue, Edëard Enninful, shkruajti: "Gjithmonë trime dhe frymëzuese."

Naomi Campbell komentoi: “Unë ju përgëzoj për guximin dhe forcën për të ndarë përvojën tuaj dhe për të mos u mbajtur peng më prej saj. Unë nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që keni kaluar mendërisht këto 5 vitet e fundit. "

Postimi i Evangelista përmendi një padi dhe ajo tha se kishte ndërmend të lëvizte "përpara për të hequr qafe turpin tim".

Tiranapost.al