Showbiz

Momentet komike që s`do doje t`i kishe humbur nga Emmy Awards

Momentet komike që s`do doje t`i kishe humbur nga Emmy Awards

Emmy Awards u mbajt thuajse tërësisht online. Në skenë ishte vetëm Jimmy Kimmel dhe tek tuk ndonjë i ftuar. Kështu që këtë vit nuk pati as tapet të kuq e as diva mbi tapet.

Megjithatë, edhe eventi online pati disa momente interesante e të papërsëritshme.

Një prej tyre ishte reagimi i Zendaya-s pas fitores. Gati u thye nga lëvizja që bëri.

Momentet komike që s`do doje t`i kishe humbur nga Emmy Awards

Edhe reagimi i Dan Levy-t, i kapur në këtë foto ishte i adhurueshëm.

Ramy Youssef që nuk ishte në kategorinë fituese, improvizoi si reagon një humbës.

Momentet komike që s`do doje t`i kishe humbur nga Emmy Awards

Momentet komike që s`do doje t`i kishe humbur nga Emmy Awards

Kurse Jennifer Aniston, një ndër të rrallat që u ngjit edhe në skenë, për pak u bë zjarrfikëse. Kimmel ndezi një zjarr si për të djegur mikrobet e një letre, por situata doli pak nga kontrolli dhe Jennifer u desh të merrte fikësen e zjarrit. Dhe po ia doli ta shuante.

*Burimi BBC