Momenti më i bukur i festivalit të Kanës ishte mes dy grave të jashtëzakonshme
E Enjte 16 Maj 2024, 18:17
TiranaPost
Aktorja franceze Juliette Binoche shpërtheu në lot teksa i dorëzoi një Palmë të Artë nderi ikonës së dashur të Hollivudit, Meryl Streep.
"Meryl ti ke ndryshuar mënyrën se si shikohen femrat në kinemanë botërore. Gjithashtu më ke ndihmuar dhe mua që ta shoh me një kënd ndryshe sepse dashuria mbizotëron mbi çdo gjë dhe ti na mbizotëruar neve", tha Binoche.
Streep bëri paraqitjen e saj të parë në Kanë pas 35 vitesh.
Ajo dhe Binoche së bashku e shpallën Festivalin e Kanës të hapur zyrtarisht.
Streep kujtoi herën e fundit që ishte në Kanë, "Unë isha tashmë nënë e tre fëmijëve, isha gati të mbushja 40 vjeç dhe mendova se karriera ime kishte mbaruar".