Showbiz

Monica Lewinsky i kërkon Beyonce-s të heqë emrin e saj nga teksti i këngës

Monica Lewinsky i kërkon Beyonce-s të heqë emrin e saj nga teksti

Monica Lewinsky ka një kërkesë. Pasi Beyonce hoqi një fjalë (që fyente njerëzit me nevoja specifike) nga një prej këngët e saj të albumit të fundit, Lewinsky kërkon gjithashtu të hiqet emri i saj nga kënga 'Partition' e albumit të vitit 2013.

Në atë këngë Beyonce kujton lidhjen e ish-presidentit Clinton me 21-vjeçaren e asaj kohe, Lewinsky-n.

Përpara disa kohësh, Monica në një ese për Vanity Fair thoshte se Miley Cyrus, Eminem, Beyonce të gjithë e përmendnin në këngë dhe i falenderonte. Kurse sot kërkon heqjen e emrit të saj. Kur dikush iu kthye dhe i kujtoi falenderimet e bëra në ese, Lewinsky tha: U përpoqa ta përballoj situatën me humor, edhe pse isha e poshtëruar dhe e lënduar.