Showbiz

Motrat Hadid, nga pasarela në fermë për të mbjellë perimet

Motrat Hadid, nga pasarela në fermë për të mbjellë

Shumë vajza e gra po e luftojnë izolimin duke u shndërruar në kopshtare, pavarësisht profesionit.

Gigi dhe Bella Hadid i shtohen listës së atyre që kanë përveshur mëngët për t`u marrë me të mbjella. Yolanda, mamaja e supermodeleve ka ndarë disa foto në të cilat shfaqet edhe Gigi që duhet të jetë diku në muajin e katërt të shtatzënisë. Gjithsesi këmisha e gjerë nuk e lë barkun të duket.

Motrat Hadid, nga pasarela në fermë për të mbjellë

“3 mijë bimë të mbjella. Jetë ferme”, shkruan Yolanda në Instagram. E gjithë familja Hadid është vetëkarantinuar në fermë dhe i janë bashkuar punëtorëve të tyre.

*Burimi Daily Mail