Showbiz

Mr.Bean akuzon ‘Friends’ për vjedhjen e një skene

Mr.Bean akuzon ‘Friends’ për vjedhjen e një skene

Rowan Atkinson, ose aktori që ka luajtur Mr.Bean e që tha se s`do e provojë sërish, tregoi edhe diçka tjetër në një intervistë të dhënë ditët e fundit me rastin e 30-vjetorit të rolit.

Rowan tregoi se si “Friends” seriali i famshëm i viteve ’90 kopjoi skenën me gjelin që Mr.Bean vendos në kokë. Tek Mr.Bean kjo skenë është luajtur në 1992-shin, kurse tek “Friends” në 1997-ën.

Fakti që Mr.Bean e ripërsëriti skenën në 1998-ën i bëri të gjithë të mendojnë se ishte ky i fundit që e kopjoi nga “Friends”.

“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”, tha Rowan që nuk e ka harruar ende ndjesinë që i ka shkaktuar.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al