Muzeu mbyllet vetëm për Ferragnez. Vizitorët e mbetur jashtë irritohen

Chiara dhe Fedez janë sërish në qendër të vëmendjes dhe polemikave.
Çifti ka rezervuan gjithë Muzeun e Ëndërrueshme vetëm për vete. Leone, Vittoria bashkë me prindërit kaluan një pasdite të tërë në muzeun vetëm për veten e tyre, kurse vizitorët e tjerë prisnin pas dere derisa Ferragnez-ët të mbaronin shëtitjen.
Jashtë mbetën edhe ata që kishin paguar paraprakisht për biletën.
Ngjarja u zbulua pas postimit që Chiara bëri në Instagram.
“Kjo pasdite ishte argëtuese”, shkruante ajo. Kurse një komentues iu kthtye: “Jo për të gjithë”.
Shumë prindër me fëmijët e tyre mbetën jashtë muzeut. Paratë e biletave iu kthyen mbrapsht, por kjo nuk ia shoi zemërimin.
Komentet e tjera më pas tregonin se si njerëz të ndryshëm kishin marrë leje në punë për të parë muzeun dhe nuk kishin arritur dot.
“Neglizhencë e turpshme nga ana e muzeut por edhe mungesë e madhe respekti ndaj familjeve. Fakti që je person publik, nuk të jep ty më shumë të drejta se të tjerët”, shkruan dikush.
“Jeni prindër të privilegjuar, me fëmijë të privilegjuar dhe deri tani të bekuar jeni... por kur privilegji juaj dëmton të tjerët, bëni një ekzaminim të ndërgjegjes, nëse ju ka mbetur akoma”, shkruan një tjetër.
As Chiara dhe as Fedez nuk u janë përgjigjur.