Showbiz

Na mësove si të duam veten! Armina takon dizajnuesen e fustanit të famshëm

Na mësove si të duam veten! Armina takon dizajnuesen e fustanit

Për Armina Mevlanin, dizajnuesja Diane von Furstenberg është një nga gratë që e ka frymëzuar, përtej stilit, por edhe në jetë. Blogerja postoi një foto me Furstenberg, ku shkruan se e ka mësuar ashtu si shumë gra edhe atë që të dojë veten dhe të ndihet rehat në lëkurën e saj.

Postimi plotë:

Me këtë grua të fortë, frymëzuese, të dashur, që krijoi “fustanin me lidhje në mes” dhe shumë më tepër se kaq! Ju i përkisni historisë e dashur Diane, keni ndryshuar shumë gjëra në botën e modës dhe mësuat shumë gra se si ta duan veten dhe të ndihen rehat në lëkurën e tyre. Libri “Gruaja që doja të isha” ndryshoi shumë këndvështrime të mendimeve të mia. Ju admiroj dhe do t’ju admiroj gjithmonë.