Showbiz

Naomi Campbell 'blindohet' nga frika e koronavirusit: Nuk po e bëj këtë për gallatë!

Naomi Campbell 'blindohet' nga frika e koronavirusit: Nuk po e

Uniforma e Naomi Campbell kundër koronavirusit u kthye në virale, pasi u fotografua gjatë një fluturimi nga Los Angeles për në New York. Por të premten, ajo postoi një video në kanalin e saj në YouTube me titull: Mbroj veten kundër koronavirusit!

Ajo thotë se nuk e bëri për gallatë apo për vëmendje por është një gjë që në fakt e ka bërë gjatë 20 viteve të fundit. Naomi ka treguar shpesh se si e dezinfekton vendin ku ulet në avion.

Uniformën e ka blerë për 16 dollarë në Amazon, ndërsa syzet ia kishte rekomanduar modelja Linda Evangelista.

Naomi Campbell 'blindohet' nga frika e koronavirusit: Nuk po e

Campbell thotë se e di që veshja e saj dukej pak dramatike por shton se thjesht u sigurua që të mos prekte asnjë sipërfaqe në aeroportin ku po shkonte.

'Kjo nuk është kohë për të bërë humor, nuk po e bëj këtë për të qeshur, aspak. Nëse do më duhet të udhëtoj, kështu ndihem më e sigurt'.

Por uniforma e saj bëri që të tjerë t'i distancohen, kushedi kanë menduar se është infektuar. 

Kur hipa në avion, njerëzit u larguan nga unë. Ishte një djalë i ulur para meje, por u çua dhe u zhvendos në të djathtë. Askush nuk donte të rrinte afër meje, por kështu ishtë më mirë, as unë nuk doja të isha afër tyre.

Naomi Campbell 'blindohet' nga frika e koronavirusit: Nuk po e