Showbiz

Ndahet nga jeta astrologia Jackie Stallone, mamaja e Sylvester Stallone

Ndahet nga jeta astrologia Jackie Stallone, mamaja e Sylvester Stallone

Jackie Stallone, astrologia e njohur amerikane, njëherësh nëna e aktorit Sylvester Stallone është ndarë nga jeta pak orë më parë në moshën 98-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë djali tjetër i saj Frank, i cili rrëfen se Jackie pati një vdekje të ëmbël, u shua në gjumë.

Frank shkruan mes rreshtash se sa mirënjohës është ndaj vëllait të tij Sylvester që e trajtoi të ëmën si mbretëreshë gjatë gjithë jetës. Ai shton se i vjen keq që tashmë s`do dëgjojë nëpër shtëpi ankesat e saj: Përse s`u martove kurrë?

Ndahet nga jeta astrologia Jackie Stallone, mamaja e Sylvester Stallone

Jackie u lind në 29 nëntor të 1921-shit. Ajo pati katër fëmijë, një prej të cilëve e humbi pak vite më parë.

Jackie ka marrë pjesë në disa programe, njihet gjithashtu si valltare dhe promovuese e mundjes për femrat.

*Burimi Metro