Showbiz

Ndahet nga jeta papritur ylli i ‘Full House’

Ndahet nga jeta papritur ylli i ‘Full House’

Ylli i ‘Full House’, Bob Saget është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, një burrë i paindentifikuar u gjet i pajetë në dhomën e tij në një hotel në Florida, ditën e diel.

Më vonë ai u identifikua si Saget.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, por nga hetimet paraprake nuk ka dyshime për përdorim të lëndëve narkotike.

Saget u bë një emër i njohur për rolin e tij si Danny Tanner në serialin ABC “Full House” dhe vazhdimin e tij në Netflix “Fuller House”.