Showbiz

Ndërsa të gjithë e kishin mendjen tek shtatzënia e Olta Gixharit, u shpëtoi një detaj

Ndërsa të gjithë e kishin mendjen tek shtatzënia e Olta

Një ditë më parë Olta Gixhari konfirmoi shtatzëninë e saj. Aktorja është në pritje të fëmijës së parë dhe gjithashtu postoi për herë të parë një foto të partnerit.

Fytyra e tij është e mbuluar, ndërsa Olta nuk e ka treguar asnjëherë identitetin e partnerit.

Ndërsa të gjithë e kishin mendjen tek shtatzënia e Olta

Por ajo që shpëtoi nga postimet e një dite më parë të aktores ishte fakti se paralajmëroi dasmën. Ndërsa uroi kolegen Rovena Lule me një foto duke kërcyer në një dasmë, Olta shkruan: “Dasma të tjera na presin”.

Ndërsa të gjithë e kishin mendjen tek shtatzënia e Olta

Nuk e specifikoi nëse bëhej fjalë për dasmën e saj, por pas lajmit të shtatzënisë dukej si e nënkuptuar. Aktorja kishte nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni krejtësisht private, kanë treguar burime pranë saj për “Gazetën Panorama”.

Nuk dihet nëse plani i ceremonisë është shtyrë për shkak të pandemisë apo do të gjejnë një mundësi për ta organizuar para se të bëhen prindër.