Showbiz

Ndjesitë e Isabel Allende dhe Jane Fonda pas vaksinës së dytë

Ndjesitë e Isabel Allende dhe Jane Fonda pas vaksinës së

Njëra shkrimtare, tjetra aktore dhe aktiviste, njëra 78 dhe tjetra 83 vjeçe morën dozën e dytë të vaksinës.

“Sapo mora dozën e dytë të vaksinës! Çfarë çlirimi... Shpresoj që së shpejti të vaksinohemi të gjithë, sepse vetëm kështu mund ta mundim virusin, këtë armik të padukshëm”, shkruan Allende.

Ndjesitë e Isabel Allende dhe Jane Fonda pas vaksinës së

Kurse Jane Fonda është mjaftuar vetëm të shkruajë “doza e dytë” e të postojë foton e procedurës.

Ndjesitë e Isabel Allende dhe Jane Fonda pas vaksinës së

Me dy fjalë dhe foton selfie nga makina ka marrë më shumë se 140 mijë pëlqime.

Në një kohë kur ende ka skeptikë apo njerëz që besojnë në teoritë konspirative, artistët po përpiqen të japin shembullin e tyre, duke u vaksinuar dhe ndarë eksperiencën.