Në ditëlindjen e Keanu Reeves rikujtojmë veçantinë e tij kur del foto me fanset

Keanu Reeves bën sot 56 vjeç. Aktori amerikan ka një histori frymëzuese jete, me ulje e ngritur, braktisje që në fëmijëri... Humbje... Por është i pari kur vjen fjala për të bërë bamirësi. I ndjeshëm dhe korrekt, por kohët e fundit është cilësuar edhe si i kulluar.
Në të gjitha fotot ku ka pozuar me fanset ose koleget e tij do të dalloni një detaj. Dora e Keanu Reeves nuk prek asnjëherë në trupin e tyre!
Fansat kanë vënë re këtë gjest të aktorit dhe kanë mbetur të shtangur.
Një faqe në Facebook (Unprofessional Madman) ndau disa foto të 54-vjeçarit, ku dora që qëndron pas vajzës ose gruas me të cilën pozon është e mënjanuar dhe nuk prek në trupin e saj.
Fansat e tij shkruajnë se ai është shumë i edukuar, i sjellshëm dhe një xhentëlmen i vërtetë.
“Keanu Reeves është shumë i kulluar për këtë botë” dhe “Një xhentëlmen i vërtetë”, ishin disa nga komentet më të shpeshta.
Por nga ana tjetër, fansat kanë nxjerr një teori se arsyeja pse aktori nuk i prek njerëzit kur del në foto është që të shmangë çdo akuzë të mundshme për sjellje të pahijshme.