Në ditëlindjen e Zuckerberg, bashkëshortja rikrijon vendet më të rëndësishme të jetës së tij
Mark Zuckerberg ka festuar një 40-vjetor të pazakontë. Gruaja e tij Priscilla ka rikrijuar në miniaturë dhomat apo zyrat më të rëndësishme të jetës së tij. Mark i ka postuar në një fotoalbum.
“Falenderues për 40 vitet e para! Priscilla më organizoi një festë të vogël dhe rikrijoi një sërë vendesh ku kam jetuar në të shkuarën:
(1) Dhoma ime e fëmijërisë ku mësova të kodoj
(2) Konvikti i Harvardit ku hapa Facebook-un (me të ftuar special Bill Gates)
(3) Apartamenti i parë me vetëm një dyshek në dysheme ku qëndrova derisa arritëm në 100 milionë njerëz
(4) Izolimi në zyrën ku punuam ditë e natë për të luftuar konkurrentët
(5) Piceria e Pinocchio-s ku jetoja kryesisht në kolegj
(6) Duke u treguar vajzave të mia dhomën në të cilën jam rritur
(7) Mirënjohës që njerëzit udhëtuan nga e gjithë bota për të festuar me mua
(8) Disa nga njerëzit e mi të preferuar bënë një video...
Për 40 vitet e ardhshme!”, shkruan Zuck.