“Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohet me mua dhe ajo tha Po. Jam burri më me fat në botë. Premtoj se do jem burri më i mirë dhe babai më i mirë në botë, kur të vijë dita. Të dua”, shkruan Brooklyn Beckham djali i madh i Victoria dhe David Beckham.
E fejuara e tij Nicola Peltz ka marrë edhe bekimin e prindërve të tij dhe është zyrtarisht anëtarja më e re e familjes së tyre të madhe.
Brooklyn është 21 vjeç dhe merret me fotografi, kurse Nicola 25 vjeç është aktore amerikane.