Showbiz

Në foton e tre brezave, Aurora Ramazzotti bën autoironi

Në foton e tre brezave, Aurora Ramazzotti bën autoironi

Tabu të caktuara estetike po shemben ngadalë dhe sa mirë. Madje edhe njerëz të famshëm, dikur të lidhur ngushtë me kultin e imazhit perfekt, po kontribuojnë veçanërisht përmes mediave sociale, për të sjellë një frymë të re ndaj gjithçkaje që quhej "defekt". Tani ka të famshëm që tregojnë celulitin, puçrrat, psoriazën, për ta bërë të qartë, veçanërisht për audiencën e re që disa gjëra janë absolutisht të zakonshme dhe normale dhe një ndër to është Aurora Ramazzotti.

“Tre breza dhe ajo që i ka më shumë flokët të bardhë jam pikërisht unë”, shkruan në foton ku ndodhet me të ëmën dhe gjyshen e saj.

Aurorës i kanë dalë thinjat e para që ashtu si edhe aknet, nuk ka hezituar t`i vërë në dukje.

*Artikulli i Roba da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al