Showbiz

Në Gjermani apo në Shqipëri, Iva Tiço: Nuk e lë Tiranën për këto arsye

Në Gjermani apo në Shqipëri, Iva Tiço: Nuk e lë

Iva Tiço është larguar për disa ditë në Gjermani, vend nga vjen partneri i saj. Ka hedhur foto nga shëtitjet gjatë qëndrimit atje dhe njerëzit menduan se është transferuar.

Dikush e pyet në Instagram nëse e ka marrë malli për Tiranën dhe nëse preferon të jetojë në Gjermani.

Në Gjermani apo në Shqipëri, Iva Tiço: Nuk e lë

“E zezaaa... po kush tha që ika, as e kam në mend. Një vizitë bëra, të shkurtër madje. Nuk kam ndërmend ta lë Tiranën dhe Shqipërinë se siç i thonë “nuk rri dot pula pa ngrënë...”.

Kur pyetjes “A të pëlqen të jetosh në Gjermani”, iu përgjigj:

“Me pastërinë e zemrës? Jo! Do doja që jeta jonë të ishte me standardin gjerman, por ja që jemi shumë larg... Por mundohem ta bëj brenda mureve të mia sa më të mirë që të mundem. Përgjigjja ime është shumë personale, kuptohet. Mosha dhe profesioni nuk ma bëjnë të mundur të nis nga e para, as në Gjermani dhe as në ndonjë vend tjetër”.

Në Gjermani apo në Shqipëri, Iva Tiço: Nuk e lë

*Tiranapost.al