Showbiz

Në kulmin e famës u mbyllën në kafazin e majmunëve! Rrëfimi i aktores së serialit të famshëm Beverly Hills

Në kulmin e famës u mbyllën në kafazin e majmunëve!

Gjatë xhirimeve të serialit “Beverly Hills 90210” aktorja Jennie Garth ka treguar në një intervistë me revistën “People” sesi ajo së bashku me bashkë-protagonistin e saj, Luke Perry iu desh të mbyllej në një kafaz të Kopshtit Zoologjik në Frenso për të “shpëtuar” nga masat e fansave të flaktë që i ndiqnin kudo që shkonin.

Garth dhe Perry kishin shkuar në Kopshtin Zoologjik për një event promovues të serialit, por sapo ajo u shfaq, fansat “vërshuan” drej saj duke e deytuar aktoren të fshihet në kafazin e majmunëve, për të dalë nga situata. Ajo thotë se u ndje si një “kafshë e kopshtit zoologjik”.

Fragment nga intervista me “People”:

Më kujtohet një nga momentet kulmore të famës, kur duhet të shfaqesha me Luke në një Kopsht Zoologjik. Dhe për ta përmbledhur u ndjeva si një kafshë e kopshtit zoologjik. Ishte e çuditshme. Situata doli nga kontrolli dhe njerëzit po vërshonin ngado dhe ne na u desh të hynim në një kafaz të majmunëve më duket që të arrinim të dilnim nga një dalje e prapme. Ishte moment krejtësisht i çmendur.

View this post on Instagram

A post shared by People Magazine (@people)

Tiranapost.al