Në shtëpinë e Rudinës ndryshon diçka pas çdo udhëtimi të saj
Gazetaren Rudina Xhunga e gjeni këto kohë në çdo cep të Shqipërisë. Promovon bukuritë e natyrës shqiptare, bujtinat, hotelet, restorantet, gatimet tradicionale që edhe mund ti kishim harruar duke udhëtuar jashtë.
Por këtë vit me shpërthimin e pandemisë dhe mbylljen e kufijve është koha që qytetarët të dinë më shumë për vendin e tyre dhe pse jo të shkojnë dhe ti shijojnë nga afër. Dhe pas çdo udhëtimi të gazetares, ndryshon diçka në shtëpinë e saj.
Rudina ka postuar në Instagram një story ku tregon se ka ndërruar perdet e shtëpisë. Siç shkruan ajo, ky ndryshim vjen pas çdo udhëtimi që i shijon shumë dhe nga ku sheh kultura të ndryshme sipas krahinave.
Në dritaret e saj shihen një palë perde të holla të bardha lisho me xhufka të mbledhura në fund dhe në pjesën e sipërme që i japine edhe më shumë hapësirë ambientit.
Ditët e fundit Rudina ka vijuar turin në Gjirokastër dhe me shumë gjasë atje e ka parë modelin që i pëlqyer shumë.