Showbiz

Ne-Yo divorcohet pas 8 viteve lidhje. Akuza për tradhti dhe fëmijë jashtë martese

Ne-Yo divorcohet pas 8 viteve lidhje. Akuza për tradhti dhe

Gruaja e Ne-Yo-s, Crystal Renay ishte ajo që bëri kërkesën për divorc. Disa ditë më parë ajo deklaroi se këngëtari e ka tradhtuar me gra të ndryshme, gjatë gjithë këtyre viteve. Historia shkon deri aty sa Crystal pretendon se Ne-Yo ka sjellë në jetë një fëmijë vitin e kaluar, me një grua tjetër.

Divorci është mbyllur në 22 korrik dhe tani ka nisur beteja për kujdestarinë e 3 fëmijëve. Crystal pretendon kujdestarinë e tyrë të plotë fizike dhe të përbashkët ligjore.

Ajo ka folur publikisht duke thënë se ndihet e neveritur: Më ka tradhtuar edhe me gra që shesin trupin.

Kurse Ne-Yo ka thënë publikisht: “Për hir të fëmijëve tanë, unë dhe familja do të punojmë me sfidat tona pas dyerve të mbyllura. Çështjet personale nuk duhet të trajtohen në forume publike”.