Showbiz

Nënë beqare, 35 vjeçe dhe nuk sfiloi me bikini. Miss Gjermania që s`ngjan me asnjë tjetër më parë

Nënë beqare, 35 vjeçe dhe nuk sfiloi me bikini. Miss Gjermania

Ajo është miss-i i parë i Gjermanisë që ka një fëmijë, është 35 vjeçe dhe është beqare. U zgjodh fituese nga një juri e përbërë vetëm nga gra.

Leonie von Hase tha se nuk ka ndërmend ta trajtojë veten si të ishte manekin, ndaj nuk parakaloi me bikini siç historikisht miss-et kanë bërë. Konkurrenca tashmë ka rregulla të reja dhe ato i gjykojnë kandidatet kryesisht në bazë të personalitetit.

Nënë beqare, 35 vjeçe dhe nuk sfiloi me bikini. Miss Gjermania

16 finalistet u përzgjodhën në një votim online. Ato ndoqën disa trajnime, bënë 21 ditë joga dhe disa seminare ndërgjegjësimi me synim rritjen e vetëbesimit dhe vetëvendosjes.

“Vajzat duhet të jenë ambasadore në feminitetit dhe të japin mesazhe pozitive kudo që shkojnë”, thuhet në site-n zyrtar të aktivitetit.

Von Hase la pas Miss Bavarian 22 vjeçe dhe Miss Hamburg-un 23 vjeç. Mosha e konkurrenteve u rrit për herë të parë këtë vit duke shkuar në 39 vjeç më e madhja. Njëherësh u hoq dhe kushti i mëparshëm që një miss nuk duhej të ishte bërë nënë.

Leonie fitoi bashkë me titullin Miss, një kontratë pune të re dhe një Volkwagen të ri.


*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije